Është refuzuar kërkesa e Trumpit që të ndalohet libri i Boltonit

Një gjykatës në SHBA të shtunën refuzoi kërkesën e presidentit Trump që të ndalohet libri i publikuar nga ish-këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, i cili pos tjerash thotë se presidenti ka kërkuar ndihmën e Kinës për t’u rizgjedhur sërish, raporton Reuters, shkruan Koha.net.

“Gjersa veprimet e njëanshme të Boltonit rrisin brengat për sigurinë kombëtare, qeveria ka marrë vendim se vendimi gjyqësor për të ndaluar librin nuk është zgjidhje e duhur”, tha gjykatësi Royce Lambert, transmeton KOHA.

Administrata e Trumpit kishte kërkuar ndalim të lëvizjes për autorin dhe vendim kundër publikimit të librit të quajtur “Dhoma ku ndodhi: Memoar i Shtëpisë së Bardhë”, duke thënë se përmbante informata sekrete dhe kërcënonte sigurinë kombëtare.

Libri, i cili do të dalë në shtije të martën, tashmë është në duart e organizatave të mediave.

Gjykatësi Laberth tha se autori Bolton kishte prekur gjëra që ishin të sigurisë kombëtare në këtë libër, por se tashme libri ishte shpërndarë dhe se dëmi ishte bërë.

Libri i Boltonit ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak përshkrimit të keq të Trumpit. Boltoni ka përshkruar se si Trump kishte kërkuar ndihmë nga presidenti i Kinës për t’u rizgjedhur në vitin 20202, dhe jep detaje shumta rreth rastit të gjykimit të Presidentit për t’u shkarkuar.

Trumpi e hoqi Boltonin nga detyra, i cili është njohës i politikave të jashtme, pas 17 muajve që kishte punuar si këshilltar i sigurisë kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button