Trump nisi fushatën në Tulsa, shpërthen kundër ‘fake news’

Presidenti Donald Trump mbajti mitingun e shumëpritur në Tulsa të Oklahomës, që shënoi dhe nisjen e fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e nëntorit. Kreu i shtetit reagoi ndaj kritikave të bëra në adresë të tij, shkruan Euronews Albania.

“Ne po fillojmë fushatën tonë dhe unë ju falënderoj të gjithëve ju. Ju jeni luftëtarë! Unë i kam parë, i kam ndjekur lajmet e rreme për disa javë dhe çdo gjë ishte negative. Por sot është diçka të cilën s’e kam parë kurrë më parë”, deklaroi Trump.

Përpara eventit, mbështetësit e Trump po brohorisnin për të dhe shumë pak mbanin veshur maskat, pavarësisht shqetësimeve shëndetësore.

“Mendoj se ai ka bërë një punë fantastike. Nuk mund të kishte bërë më mirë sepse gjërat ndodhën kaq shpejt”, tha nje mbështetëse e presidentit.

Ndërkohë, një event anti-Trump, në kujtim të George Floyd, u mbajt në një kishë të Tulsës.

“Mendoj se është e tmerrshme, e pahijshme… E vlerësoj presidentin që ndryshoi ditën nga 19 në 20 qershor, por të vinte këtu këtë fundjavë kur ne festojmë një nga gjërat e pakta që ky vend ka bërë për afro-amerikanët, për gjërat për të cilat u sakrifikuam, mendoj se është qesharake. Gjithashtu, më shqetëson edhe shëndeti i njerëzve”, tha reverendi Robert Turner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button