Mënyrat si ta zbuloni një person ziliqar ndaj jush

Nuk është ndoshta një person që ju urren, por është e sigurt që nuk i vjen aspak mirë për sukseset tuaja.

Ky është modeli i ziliqarit, i cili shumë më i përhapur se sa ju mund të mendoni. Kjo edhe sepse nuk është aq e lehtë për ta dalluar atë.

Por në fakt, ekzistojnë tre metoda efikase të cilat ju tregojnë nëse një person ushqen zili dhe smirë ndaj jush:

1. Ziliqari nuk ju sheh në sy. Shumë e vështirë dhe gati e pamundur që një ziliqar të gjejë forcën për t’ju parë drejt në sy.

2. Shmang çdo kontakt fizik. Ziliqari kurrë nuk do t’ua shtrëngonte dorën me dëshirë dhe ka tendencë për t’iu shmangur takimeve me ju. Këtë dukuri psikiatrit e quajnë “avoidant”, sidomos kur ndjenja e tij e zilisë arrin maksimumin e vet: në kohën kur ai e gjen veten në kontakt me objektin e urrejtjes së tij.

3. Është formal dhe jo spontan. Mënyra e tij e të vepruarit dhe sjellurit karshi jush është gjithmonë formale dhe aspak spontane apo e drejtpërdrejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button