Hakerët mund të kontrollojnë telefonat e viktimave nga distanca

Një hakim i rrezikshëm në kartat SIM është zbuluar, që potencialisht lejon sulmuesit të dërgojnë mesazhe, të bëjnë thirrje direkte dhe incizojnë bisedat, raportoi Forbes.

Karsten Nohl, studiuesi gjerman i sigurisë që ka zbuluar defektin, punoi tre vjet dhe testoi gati 1,000 karta SIM për të gjetur defektin, i cili është i bazuar në një standard të vjetër – DES (Digital Encryption Standard).

Jo të gjitha kartat SIM janë të prekshme – vetëm një e katërta e kartave SIM të testuara ishin të ndjeshme ndaj hakimeve, por ato që janë mund të hakohen nëpërmjet dërgimit të një mesazhi të fshehur.

Pasi karta SIM të hakohet, sulmuesi mund të përdorë telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe SMS Premium, të cilat mund të ngrenë faturën e telefonit të dikujt, të mbledhë të dhënat e vendndodhjes dhe të bëjë telefonata.

Nohl mendon se ??kriminelët kibernetikë nuk janë në dijeni të problemit dhe ai mendon se kjo nuk mund të ndodhë në gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërkohë, dy operatorë të mëdhenj tashmë janë duke punuar për rregullimin e problemit, të cilat kanë në plan të ndajnë gjetjet e tyre me operatorët e tjerë.

Nohl do të prezantojë hulumtimin e tij në konferencën e ardhshme të sigurisë Black Hat, që do të mbahet në Las Vegas më 31 korrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button