Shqipëri, një i vdekur dhe 53 raste të reja me COVID-19

 Në Shqipëri edhe një person tjetër ka ndërruar jetë dhe janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive në 1.891, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një 70 vjeçare nga Durrësi e prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë, që është viktima e 43 në vend, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë, Shkodër, Krujë, Vlorë, Fier, Pogradec, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Përmet.

“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç”, ka theksuar ministria.

Ndërkohë janë shëruar edhe 12 qytetarë, duke e rritur në 1.126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht 722 persona janë aktivë me COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore që është në fuqi deri më 23 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button