Përplasja Parlament-President, Komisioni i Venedikut publikoi opinionin final për Shqipërinë

Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar lidhur me përplasjes mes Presidentit dhe Parlamentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i jep të drejtë kreut të shtetit, pasi duhej respektuar afati prej 30 ditësh për përzgjedhjen e një prej tre kandidatëve nga lista që i është paraqitur nga Komisioni i Emërimeve në Drejtësi, transmeton EN.

Komisioni i Venecias e cilëson vitale rikthimin në funksion të kësaj gjykate bashkë me Gjykatën e Lartë. Duke theksuar se, një numër çështjesh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të merren në shqyrtim, kërkohet dialog dhe bashkëpunim konstruktiv ndër institucional për tejkalimin e krizës.

Komisioni i Venecias është i mendimit se, kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një veprim i veçantë, por nga pasoja e ndërveprimit të disa faktorëve, duke përmendur këtu edhe procedurat e vetingut, që padyshim do të ketë një efekt pozitiv në terma afatgjatë, por në terma afatshkurtër ka sjellë mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Gjithashtu, në opinion theksohet se ka bllokim fondamental mes Parlamentit dhe Presidentit, që duket se do të jetë e vështirë të tejkalohet, në një kohë kur ka shumë vende vakante që duhen plotësuar. Kur për këto vende ka shumë pak kandidatë të përshtatshëm dhe nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, procedurat janë bënë subjekt i përplasjes mes këtyre dy institucioneve.

Në këtë situatë, Komisioni i Venecias rekomandon se, për të kapërcyer ngërçin, procedurat e vetingut duhet ë mbesin prioritet dhese duhet të vlerësohet nëse rregullat lejojnë përfundim sa më të shpejtë të procesit, sidomos për anëtarët e gjykatave jo funksionale.

Lidhur me ankesat e Presidentit se Kuvendi nuk ka respektuar rregullat për emërimet, Komisioni i Venecias thotë se, kur emërimet duhet të bëhen në të njëjtën periudhë, Presidenti dhe Parlamenti (dhe Gjykata e Lartë, nëse nis së funksionuari) duhet të bien dakord mbi procedurat që duhen ndjekur në zbatim të Kushtetutës dhe dispozitave ligjore dhe KED duhet të zbatojë një interpretim të tillë.

Në të kundërt, një ose më shumë organe emërimi rrezikojnë që të mos jetë në gjendje të bëjë zgjedhje mes tre kandidatëve siç e kërkon Kushtetuta. Interpretimet i takojnë t’i bëjë Gjykata Kushtetues, por në momentin kur ajo nuk është funksionale, KED duhet të dërgojë listën në Parlament sapo Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij ose 30 ditë pasi ai arrin ta bëjë këtë pa justifikim.

Venecia thotë se, duke qenë se mekanizmi i emërimeve nga Presidenti nuk bën pjesë në ligjin kushtetues, duket se ka çuar në konflikt. Ndërsa ky mekanizëm i paracaktuar është në fuqi dhe detyrues, në të ardhmen kjo çështje është mirë që të ngrihet në nivel kushtetues, ashtu si në rastin e Parlamentit, dhe të integrohet në sistemin kushtetuese të balancimit të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button