Ambasadorja Burns e falënderoi Komisionin për sëmundje infektive në RMV

Pas takimit të sotëm me Komisionin për sëmundje infektive, ambasadorja amerikan Kejt Burns i falënderoi anëtarët e komisionit për përpjekjet e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve në vend dhe për të siguruar që të infektuarit me KOVID-19 të pranojnë kujdesin e duhur, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Sot, ambasadorja amerikane foli me anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive dhe diskutoi për sfidat me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme në luftën kundër KOVID-19. Ajo tha se komuniteti i Ambasadës i ndjek rekomandimet e tyre për të parandaluar përhapjen e KOVID-19, duke përfshirë rëndësinë e maskave, distancimin shoqëror dhe larjen e duarve dhe në emër të Ambasadës shprehi falënderim për përpjekjet e Komisionit për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve në vend dhe për të siguruar që të infektuarit të pranojnë përkujdesjen e duhur”, thuhet në komunikatën a Ambasadës së SHBA.

Më 9 qershor, Ambasada e SHBA njoftoi se Shtetet e Bashkuara, përmes USAID, kishin siguruar 450.000 dollarë shtesë për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë KOVID-19 dhe kështu kontributi i tyre i përgjithshëm kap shumën 1.5 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button