Filipçe vlerësoi se Kovid-19 erdhi më herët se sa e prisnin në Maqedoninë e Veriut

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut vlerësoi se RMV-ja ka reaguar vazhdimisht në bazë të analizave dhe rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), transmeton Portalb.mk. Ai gjithashtu Shkupin e llogariti si një vatër të madhe të Kovid-19.

“E dimë saktë se me çka disponojmë dhe jemi të gatshëm të intervenojmë, madje edhe në rast se kemi edhe numër më të madh të pacientëve. Konsideroj se reaguam mirë dhe mirë po menaxhohet. Vala e dytë erdhi më herët nga që pritnim, por kjo është trend çdokund në rajon”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se janë konsultuar edhe me OBSH-në se për cfarë arsye në RMV ka një rritje të madhe të rasteve të reja, derisa vendi ka karakteristika të njejtë me vendet fqinjë.

“Ishim mjaft të sigurt se herët dhe me kohë kemi intervenuar në identifikimin e kontakteve dhe testimin e kontakteve të të sëmurëve me rrezik më të madh, me qëllim që të kemi pasqyrë të pastër në këtë moment të gjendjes epidemiologjike, në mënyrë që të mos na befasojë vala e madhe e pacientëve në një moment të caktuar që tani e kemi dhe numër i cili nuk tejkalon 20 për qind të numrit të përgjithshëm të të diagnostikuarve të rinj”, sqaroi Filipçe.

Ai theksoi se edhe në vendet e rajonit po kemi një rritje të numrit të rasteve të reja, ndërkohë premtoi se në RMV do të fillojë testimi intensiv i popullatës. Ai vlerësoi se Shkupi është një vatër e madhe e Kovid-19.

“Të gjitha qytetet tjera dhe rajonet përveç Shkupit dhe pjesërisht Tetova janë stabile, ndërsa në këtë dëftojnë edhe rastet sporadike dhe kontaktet veçmë të identifikuara nga ku vijnë rastet e reja”, ka shtuar Filipçe.

Ai sqaroi se nesër në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ), bartësit e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare më 15 korrik do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ndryshe, në 24 orët e fundit 9 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, janë regjistruar 193 raste të reja, ndërkaq 46 pacientë janë shëruar. Deri më tani numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 210, të infektuarve në 4.482, të shëruarve në 1.803, ndërkaq kemi 2.469 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button