Çairi me numrin më të madh të infektuarve, deri më tani 306 raste me KOVID-19

Nga 193 rastet e reja të regjistruara me Kovid-19 në vend, konform të dhënave të sotme të Institutit për Shëndet Publik, 140 janë nga Shkupi, me çfarë numri i përgjithshëm i të sëmurëve në qytet ka mbërritur në 2.137, ndërsa aktivë janë 1.425 raste.

Numri më të madh të rasteve aktive edhe më tej  ka në Komunën e Çairit – 306, pastaj vijojnë Aerodromi me  119 raste aktive, Gazi Baba dhe Qendra me nga 114 raste, Buteli me  106 raste, Karposhi me 100 raste dhe Saraji me 95 raste, transmeton MIA.

Raste aktive ka edhe në Kisella Vodë – 71, Gjorçe Petrov – 57, Studeniçan – 62, Shutkë – 46, Haraçinë – 33, Ilinden – 28, Petrovec – 12, Sopishtë – 11, Çuçer Sandevë – 7, Zelenikovë -1,  dy janë shtetas të huaj, ndërsa një person është i pashpërndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button