Zaev: Me marrëveshjen e Prespës ndërmorëm përgjegjësi dhe e zgjidhëm kontestin

Para dy viteve më 17 qershor disa kilometra prej këtu në anën greke të Prespës ndërmorëm përgjegjësi dhe e shënuam historinë. Përgjegjësia jonë ishte ta zgjidhin çështjen e hapur e cila e rrezikon të ardhmen e shtetit tonë. E ndërmorëm përgjegjësinë, e zgjidhëm kontestin, arritëm marrëveshje me Greqinë. Si rezultat i asaj, sot kemi qytetarë krenarë, dhe shtet i cili është në rrugën e vërtetë. Tani duhet ta bëjmë hapin e ardhshëm. Të organizojmë zgjedhje, të zgjedhim Parlament dhe Qeveri të cilat do ta mbajnë kursin e saktë dhe ta tejkalojmë korona-krizën.

Këtë e theksoi lideri i LSDM-së dhe ish kryeministër Zoran Zaev, i cili i shoqëruar nga kryeministri teknik Oliver Spasovski në dyvjetorin e Marrëveshjes së Prespës e vizitoi rajonin dhe fshatin Lubojno, transmeton MIA.

Përgjegjësia jonë dhe detyra e shenjtë, shtoi Zaev, ishte ta ruajmë identitetin maqedonas, dhe jo vetëm që e ruajtëm, por edhe e konfirmuam dhe përforcuam, transmeton MIA.

“Njëherë e përgjithmonë populli dhe gjuha maqedonase u regjistruan në thesarin e popujve dhe gjuhëve botëror dhe askush më nuk ka dilema. Askush më nuk e konteston atë. E kemi bërë zgjidhjen. E zgjodhëm të ardhmen, në vend të izolimit të pasigurt dhe të pakuptimtë në të cilin u fut politika e pakuptimtë e qeverisjes së regjimit”, thotë Zaev.

Ndërmorëm përgjegjësi, tha lideri i LSDM-së, të cilën askush nuk e ndërmori gati tre dekada. Ai potencoi se sekretari i përgjithshëm i KB-së, Guteresh e numëroi Marrëveshjen e Prespës si një nga arritjet më të mëdha diplomatike në të gjithë botën, ndërsa liderët më të mëdhenj botëror na dhanë mirënjohje për konsolidim të Ballkanit dhe për kontributin tonë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë.

“Treguam virtyt demokratik, guxim, dinjitet dhe qëndrim politik. Këto janë vlera të politikës bashkëkohore, këto janë vlera të BE-së dhe NATO-s dhe këto ishin hapat e fundit në anëtarësimin me të drejtë të plotë në NATO dhe deri në kornizën për negociata për anëtarësim në BE”, theksoi Zaev.

Vendi ynë, theksoi ai, kaloi nëpër shumë udhëkryqe dhe në momentet e rëndësishme gjithmonë e ka zgjedhur të ardhmen. Zaev e potencoi Ilindenin, KAÇKM-në dhe referendumin e vitit 1991, si momente më të rëndësishme nga lufta për pavarësinë dhe shtetësinë tonë.

“Zgjodhëm pavarësi, paqe dhe stabilitet. Zgjodhëm të jemi pjesë e botës demokratike që të krijojmë mundësi për jetë më të mirë për fëmijët tanë. Si rezultat i asaj, sot kemi qytetarë dhe shtet krenarë i cili është në rrugën e vërtetë. Tani duhet ta bëjmë hapin e ardhshëm. Të organizojmë zgjedhje, të zgjedhim Parlament dhe Qeveri të cilat do ta mbajnë kursin e saktë dhe ta tejkalojmë korona krizën. Edhe në kohën e krizës shëndetësore dhe ekonomike të vazhdojmë në rrugën e cila siguron jetë më të mirë, standard më të lartë, kufij më të sigurt dhe përkatësi në familjen e kombeve të orientuara drejt së ardhmes”, porositi Zaev.

Ai e mbështeti nismën pikërisht në Lubojno të hapet Qendër për promovim të gjuhës maqedonase në hapësirat e shkollës së vjetër.

Ai shfaqi edhe shpresë se politikanët e Maqedonisë, siç thotë, një ditë do të arrijnë të kuptohen në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button