Administrata e Trumpit synon shtyrjen e publikimit të librit të Boltonit

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka dorëzuar një padi penale, duke kërkuar që ta parandalojë publikimin e libirit të ri të ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, në të cilin tregon kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Në padi është thënë se disa pjesë të librit përmbajnë informacion të klasifikuar, i cili do të mund të shkaktonte “dëm të pariparueshëm” në sigurinë kombëtare të SHBA-së, shkruan REL.

Ky dokument është dorëzuar një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bolton do ta shkelë ligjin në rast se publikon librin.

Libri i Boltonit, “Dhoma ku ka ndodhor: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, pritet të publikohet më 23 qershor.

Në padi është thënë se Bolton ka dështuar që ta dorëzojë librin për rishikim para publikimit, duke shkelur kështu marrëveshjet kur ka nënshkruar kontratën e punësimit dhe qasjes në informacion shumë të klasifikuar.

Grupi për të drejtat e njeriut, Unioni Amerikan për Liri Civile, ka thënë se përpjekjet për të penguar librin e Boltonit “do të dështojnë”.

Trump pati shkarkuar Boltonin, nga pozita që kishte në shtator të vitit të kaluar, pavarësisht pse për 17 muaj i ka dhënë qasje të pashembullt në planet ditore të Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia botuese, Simon and Schuster, e ka përshkruar përmbajtjen si “libër që Donald Trump nuk dëshiron që ju ta lexoni”.

Sipas skriptës së publikuar nga shtëpia botuese, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button