Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së sonte në orën 19:00 do të diskutojë për situatën aktuale politike

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së sonte në orën 19:00, do të mbajë seancë, në të cilin udhëheqësia e partisë do të diskutojë për situatën aktuale politike në vend, për krizën shëndetësore, por edhe për aktivitetet e ardhshme të partisë, transmeton Portalb.mk.

Nga partia opozitare nuk kanë bërë të ditur nëse liderët partiakë apo përfaqësuesit e partive diskutojnë për datën e zgjedhjeve.

LSDM propozon që zgjedhjet të mbahen më 5 apo 8 korrik. Por, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në konferencën e djeshme për media ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në datat e propozuara nga LSDM 5 dhe ka kërkuar që ato të mbahen në mes të korrikut.

Zaev dhe Mickoski, kanë realizuar një takim të premtën në presidencë me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, i cili rezultoi pa marrëveshje që përcakton datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button