RMV, janë regjistruar 620 shkelje për mosmbajtje të maskës, 324 persona në vetizolim

Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit tonë, 620 persona nuk e kanë respektuar masën e mbajtjes së obligueshme të maskës mbrojtëse, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB komunikojnë se në periudhën e njëjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 324 personave iu është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 88 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.

“Nga ana e policisë janë bërë kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën e vetizolimit”, qëndron në komunikatën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button