Mbretëri e Bashkuar, rritet në 41.698 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 36 persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 41.698, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit janë zbuluar 1.514 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 295.889 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

Në 24 orët e fundit vendi ka kryer 144.865 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 6.772.602 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button