Shtetasit e huaj do mund të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut dhe të qëndrojnë më së shumti 5 orë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e së shtunës miratoi Protokoll për transit të papenguar të shtetasve të huaj nëpër territorin e vendit, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij protokolli, shtetasit e shteteve tjera që transitojnë nëpër territorin e RMV-së mund që deri në liberalizmin e plotë të regjimit për hyrje dhe dalje në shtet t’i shfrytëzojnë vendkalimet kufitare: Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe aeroporti i Shkupit.

“Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në një vendkalim kufitar dhe dalje në tjetër me detyrimin që gjatë transitit të mos dilet nga autostrada përkatëse ose rrugë lokale dhe ajo të realizohet në kuadër të më së shumti pesë orëve që konfirmohet me deklaratë që shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë gjatë hyrjes, ndërsa në dalje duhet që shfrytëzuesi ta dorëzojë në policinë kufitare me qëllim të kontrollohet kohëzgjatja e transitit”, qëndron në komunikatën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button