RMV, Gjatë javës u realizuan 4,194 kontrolle nga inspektorati, paralajmërohen dënime

Magdalena Filipovska-Grashkoska, kryetarja e Këshillit inspektues raportoi se nga 4 deri më 9 qershor janë realizuar 4,194 kontrolle nga inspektorati për të kontrolluar zbatimin e masave për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për të gjithë ne. Sa më shumë i respektojmë  protokollet,  sa më shumë  ekonomistët me rregull i zbatojnë  protokollet dhe i mbrojnë  të punësuarit e tyre,  përkatësisht sa më shumë të vetëmbrohemi, aq më shumë ndikojmë  në shëndetin publik dhe kontribuojmë  në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta tejkalojmë gjendjen në të cilën gjendemi”, deklaroi Filipovska-Grashkovska.

Ajo paralajmëroi se do të fillojë sanksionimi për moszbatimin e protokolleve, duke theksuar se kontrollet do të jenë të përqendruara në vendbanimet e përcaktuara nga Qeveria, ku rastet aktive janë më theksuara, si Shkupi, Tetova, Likova, Kumanova, Shtipi dhe Karbinci.

Inspektorati shtetëror i tregut ka realizuar 3,154 kontrolle, ku 2,574 janë në lidhje me respektimin e Protokolleve në kafene.

Inspektorati shtetëror i transportit ka realizuar 151 kontrolle.

Inspektorati shtetëror i punës ka realizuar 586 kontrolle.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka realizuar 110 kontrolle.

Inspektorati i barnave “MALMED” ka realizuar 26 kontrolle.

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka realizuar 167 kontrolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button