VMRO-DPMNE: Prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve jo zgjedhjet

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar sot ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë, me të cilin u caktua që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik, nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.

Nga kjo parti kanë thënë se tani për tani, prioritet duhet të jetë shëndeti dhe jeta e qytetarëve dhe jo zgjedhjet e shpejta.

“Në vend të politikës dhe zgjedhjeve, përparësia e tyre kryesore duhet të jetë ballafaqimi me epideminë. Maqedonia sipas përballjes me epideminë është renditur ndër më të këqijat në botë, ne jemi mbajtësit e rekordeve në Ballkan sipas të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi në një milion banorë. Sidoqoftë, këto parametra të zi nuk e pengojnë Zaevin ta kthejë Maqedoninë në një Vuhan evropian, vetëm dhe vetëm për ta shpëtuar karrierën e tij politike”, thuhet në reagim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve më 5 korrik, nëse nuk vazhdohet edhe më tej gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundon të shtunën. Për këtë vendim kanë votuar të gjithë anëtarët e Qeverisë, me përjashtim të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button