RMV, viktimat në 24 orët e fundit kanë pasur komorbiditet të mëparshëm

Të gjithë pacientët e diagnostifikuar me koronavirus që vdiqën në 24 orët e fundit janë pacientë me komorbiditet të mëparshëm dhe pacientë që janë në grupin e rrezikut, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga viktimat në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – pacienti 79 vjeçar nga Shkupi – Saraj, ishte shtruar në spital më 21 maj, i trajtuar më parë nga TBC (tuberkulozi), pacientja 66 vjeçare nga Struga-Labunishta ishte shtruar në spital më 8 qershor dhe kishte presion të lartë të gjakut dhe diabet, pacientja – 54 vjeçe nga Shkupi – Studeniçan ishte shtruar në spital më 5 qershor dhe kishte sëmundje kronike obstruktive pulmonare dhe obezitet, transmeton Portalb.mk.

Pacientja e ndjerë gjatë pranimit në ambulantën e Sëmundjeve Infektive bie në grupin e pacientëve më të rrezikuar, sepse ajo kishte transplant të veshkës. Ajo së bashku me familjen e saj erdhën dje në Klinikën e Nefrologjisë me automjet privat në gjendje të rëndë dhe iu mor strisho. Gjatë atyre 3-4 orëve, derisa ajo ishte në Klinikë iu bë përkujdes maksimal dhe më pas është dërguar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Në mesin e vikamave në SPQ “8 Shtatori” – pacientja 77 vjeçare nga Shkupi e shtruar në spital më 8 qershor kishte dobësi të zemrës, pacientja (73 vjeçe) nga Struga e pranuar më 7 qershor kishte leukozë kronike, tension të lartë dhe diabet. Pacientët u pranuan si të dyshuar me Kovid-19 dhe u konfirmuan pas pranimit. Pacienti 87 vjeçar që vdiq në spitalin e Shtipit është trajtuar në spital që nga 26 maji dhe ai kishte sëmundje kardiovaskulare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button