Terapia me antitrup kundër virusit korona nisi të testohet në Kinë

Doktorët kanë nisur trajtimin e një vullnetari me një antitrup të zhvilluar nga kompania amerikane “Eli Lilly” dhe ajo kineze “Junshi Bosciences” për të përballuar koronavirusin.

Testimi ka nisur në Kinë. “Lilly” do të nisë një studim fillestar në SHBA për pak ditë, ka bërë të ditur kompania. Shkencëtarët do të testojnë fillimisht për të parë nëse antitrupi “JS016” është i sigurt për t’u përdorur te njerëzit. Nëse po, ai do të testohet më pas nëse ka efekt. Nëse kjo fazë e parë është e suksesshme, më shumë teste do të bëhen për të përcaktuar se si të përdoret për të nxjerrë efikasitetin më të madh të mundshëm.

Kompanitë po ashtu do të eksperimentojnë për të parë nëse antitrupi mund të përdoret në vetvete apo mund të jetë më efikas nëse përdoret në kombinim me antitrupat tjerë. “JS016” duket se kishte neutralizuar virusin në laborator. Shkencëtarët e të dy kompanive janë duke testuar edhe antitrupa të tjerë potencialë për të parë cili është më i miri.

Kjo është hera e dytë që kanë nisur trajtime ma antitrupa nga kompania farmaceutike amerikane. “Lilly” është duke testuar një trajtim tjetër me antitrupin “LY-COV555”, të cilin kompania e zhvilloi bashkë me “AbCellera”, transmeton CNN.

Ka shumë kompani që po përpiqen të krijojnë terapitë me antitrupa të duhur për të mposhtur COVID-19.

Antitrupat janë proteina që i krijon trupi në mënyrë që në formë natyrale të luftojnë infeksionin. Për të bërë një terapi me antitrupa, shkencëtarët duhet të zgjedhin mes mijëra antitrupave atë që punon më së miri për të eliminuar një kërcënim. Zhvilluesit e ilaçeve pasi të zgjedhin antitrupin e duhur, e klonojnë dhe e vendosin në një ilaç. Trajtimet me antitrupa po përdoren për të mposhtur lloje të kancereve, problemeve me sy, e sëmundje infektive dhe kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button