Shqipëri, është shënuar rritja më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 36 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), dita me numrin më të lartë të rasteve të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 1.299, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë, Shkodër, Kamëz, Durrës, Lushnje dhe Lezhë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, që u referohet të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, situata nga COVID-19 është përkeqësuar, pasi janë shtuar rastet pozitive nga “mosrespektimi i shumë rregullave të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit”.

Ndërkohë, 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e rritur në 960 numrin e të shëruarve që nga fillimi pandemisë dhe aktualisht janë 305 persona aktivë me COVID-19

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 18.960 testime dhe 34 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa në vend vazhdon zbatimi i lehtësimit të disa masave që u vendosën në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button