Qeveria e pezulloi zgjedhjen e rektorit të ri të UKM-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme miratoi vendim për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitet “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) – Shkup, pas reagimeve nga një pjesë e kandidatëve për zgjedhje në këtë funksion dhe nga Sindikata e Pavarur Akademike (SPA). Qeveria e ka precizuar nenin 5 të Dekretit me fuqi ligjore për arsim të lartë, i cili ka të bëjë me organet e universiteteve të cilëve u skadon mandati gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Në vendimin e Qeverisë thuhet se mandatin dhe procedurat për zgjedhje të vazhdohen, gjegjësisht fillojnë në afat prej 30 ditëve pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.

“Me këtë plotësim rregullohen të gjitha procedurat e filluara për zgjedhje të organit udhëheqës përpara hyrjes në fuqi të këtij dekreti dhe të njëjtat do të pezullohen. Veprimet të cilat janë marrë paraprakisht do të vlerësohen si të vlefshme, a veprimet e tjera do të vazhdojnë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndalesës së kufizimeve të parashikuara me ligj. Me këtë plotësim garantohet transparencë dhe gjithëpërfshirje gjatë proceseve të universiteteve në kuadër të kornizës ligjore ekzistuese”, thonë nga Qeveria.

Sindikata e Pavarur Akademike është e kënaqur me këtë vendim.

“Në këtë moment presim që rektori i UKM-së, Nikolla Jankullovski t’i ndërpret të gjitha procedurat për zgjedhje të rektorit dhe Senatin e UKM-së, derisa të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme. Me këtë vendim të Qeverisë, mbrohen parimet demokratike të universiteteve, por edhe shëndeti i komunitetit akademik”, thonë nga SPA.

Kandidat për rektor të UKM-së, janë rektori aktual, Nikolla Jankullovski, Vujica Zhivkoviq, Petar Atanasov dhe Dragi Dimitrievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button