Qeveria ndau 30 milionë denarë për shoqata dhe fondacione për përballje me krizën korona

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Programin për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për masat për parandalimin e krizës KOVID-19, njofton Portalb.mk.

Sipas programit, 30 milionë denarë do të ndahen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për ndërmarrjen e masave urgjente për përballje me krizën e shkaktuar nga KOVID-19 nëpërmjet granteve me vlerë prej 600.000 deri në 900.000 denarë edhe atë për disa qëllime.

  • Informim të opinionit për masat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, ashtu siç janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, respektimit të masës së vetëizolimit dhe mbajtjen obligative të pajisjes për mbrojtje të fytyrës.
  • Ndihmë të parë, psikologjike ose këshilla për siguri dhe përshtatje gjatë kohës së pandemisë për grupet më të rrezikuara përfshirë edhe parandalimin e stigmatizimit të infektimeve me virus korona dhe personat në izolim, gjegjësisht parandalimit të gjuhës së urrejtjes.
  • Ndihmë për mbështetje të fëmijëve nga familjet sociale dhe fëmijët nga mjediset rurale për mësim prej shtëpisë, me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik.
  • Ndihmë dhe kujdes për persona të moshuar, viktima të dhunës familjare dhe grupe tjera të prekura dhe në përshtatjen e kushteve, që i ka sjellë kriza.
  • Furnizim dhe shpërndarje të ndihmës humanitare dhe sanitare për grupet sociale dhe të margjinalizuara, në nivel lokal.
  • Edukim, ndihmë direkte të personave me sëmundje kronike, personave me sëmundje të rralla, personave të moshuar dhe ata të cilët nuk mund të lëvizin, personave me varësi, prindër vetushqyes, punëtorë seksual, grupe të prekura nga HIV, personat me pengesa, LGBTI dhe grupe tjera sociale, në kuptimin e funrizimit të prodhimeve ushqimore dhe barnave, pakove ushqimore dhe higjienike, ndihmë sociale-psikologjike dhe ngjashëm.
  • Ndihmë direkte për kategoritë e prekura të punëtorëve me paga të ulëta, por edhe t’u ndihmohet të realizojnë të ardhura gjatë krizës, si për shembull, vendosja e shitoreve online për bujqit.
  • Ndihmë direkte për grupet e prekura me të ardhura të ulëta që t’u ndihmohet me zgjidhje të cilat do t’u ndihmojnë që të realizojnë të ardhura gjatë kohës së krizës.
  • Ndihmë juridike për personat më të goditura të komuniteteve që t’i realizojnë të drejtat nga masat, të cilat i ka miratuar Qeveria.
  • Analizë të ndikimit të pandemisë, përfshirë edhe efektet ekonomike nga kriza ndaj grave dhe kategorive të prekura dhe propozime që të ndryshohen politikat dhe masat.
  • Promovim të prodhimtarisë bujqësore, kapacitetet lokale për zhvillim rural dhe turizëm dhe prodhimtarisë lokale të ushqimit.
  • Antikorrupsioni të bëjë kontrollin e politikave, të cilat janë miratuar gjatë kohës së krizës.
  • Propozimet për ndryshime strukturore dhe poltika të reja në fushën e shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes shëndetësore, mjedisit jetësor dhe tjera, të cilat garantojnë drejtësi dhe barazi ekonomike dhe sociale.
  • Informim për të drejtat e njeriut dhe rrezikun nga ngushtimi i hapësirës për liritë qytetare gjatë kohës së epidemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme.
  • Menaxhim me dezinformatat, lajmet e rrejshme, stigmatizimin dhe gjuhën e urrejtjes.
  • Aktivitetet lidhur me digjitalizimin dhe njohuritë elementare digjitale të popullsisë në përgjithësi, gjegjësisht si të rritet besimi në komunikimin elektronik dhe si të punohet me të.
  • Online-trajnime dhe mentorime për personat e papunë, me fokus të kategorive të prekura të qytetarëve, për fillimin e biznesit të tyre.
  • Sigurim të këshillave dhe mbështetje për zhvillimin e moduleve online për aktivitete fizike me qëllim të përmirësimit të shëndetit mental gjatë kohës së pandemisë.
  • Informim dhe edukim të opinionit për praktimin e aktiviteteve fizike duke respektuar distancën sociale, nëpërmjet zhvillimit të udhëzimeve dhe moduleve.

Shoqatave dhe fondacioneve që do t’u jepen mjete, do të dorëzojnë raporte për shfrytëzimin e mjeteve deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, i cili kujdeset edhe për realizimin e programit dhe i cili dorëzon raport për realizimin e këtij programi deri në Qeveri.

Qeveria në këtë seancë e ka miratuar edhe vendimin për kriteret dhe procedurën për ndarje të mjeteve për financim të aktiviteteve programore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button