U publikuan rezultatet e virusit korona për 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me virusin korona, ndërsa 2 persona janë shëruar.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, raportojnë nga Instituti.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 297 testime.

Deri tash, në Kosovë janë 1.158 raste pozitive, 876 të shëruar dhe 30 të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button