RMV, Prokuroria hapi lëndë për thirrjen e Peshkopit Agatangell

Prokuroria themelore publike në Veles hapi lëndë me të dëgjuar në media për thirrjen e Mitropolitit Agatangel  dhe Dioqesë së Vardarit për të ardhur në mënyrë masive besimtarët në kishë gjatë kohës së festës fetare të premten dhe të shtunën, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria sqaroi se thirrja është bërë për kohën kur në gjithë vendin është në fuqi ndalesa për grumbullim në gjithë territorin e vendit, ndalesën për lëvizjes nëpër lagje nëpër kohë të caktuar dhe ndalesa për vizita në varreza.

Prokuroria theksoi se ka udhëzuar SPB-Veles për të vërtetuar faktet e lëndës dhe përgjegjësinë e mundshme penale, duke siguruar të dhëna dhe hulumtimin e rrethanave nëse kjo paraqet një vepër penale.

Më parë, edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i ka bërë thirrje Dioqezës ta tërheqë thirrjen pasi që është në kundërshtim me të gjithë atë që e bëjnë autoritetet shëndetësore për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Ndryshe, sot nga Dioqeza e Vardarit, në krye të së cilës është peshkopi Agatangell, i ka ftuar besimtarët që të premten dhe të shtunën të shkojnë nëpër kisha.

“Duke e pasur parasysh situatën e re të krijuar në shtet për shkak të pandemisë, e cila ka të bëjë me ndalesën e vizitës në varreza në ditën e të vdekurve “Darka Shpirtërore”, njoftohen dhe ftohen të gjithë bijtë besnik të Dioqezës Ortodokse të Vardarit prej të gjithë vendbanimeve, në ditët 5 dhe 6 qershor, në periudhën prej 08 deri në ora 14 të vijnë në kisha (në oborre) dhe me vete të sjellin grurë të zier, verë të kuqe dhe listë me emrat e familjarëve dhe të afërmve të ndjerë. Në këtë kujtesë të paraardhësve tanë të vdekur më 6 qershor prej orës 8 do të ketë edhe liturgji fetare në të gjitha kishat. Për atë ju ftojmë që me dinjitet t’i nderojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat e Krishtit që kanë ndjerë”, thuhet në kumtesën e Dioqezës.

Me vendimin e Qeverisë së RMV-së, orë policore do të ketë për gjithë qytetarët prej të enjtes (4 qershor) në ora 21:00 deri të premten (5 qershor) në ora 05:00. Në këta qytete, ora policore të premten, të shtunën dhe të dielën do të fillojë prej orës 16:00 deri nesër në ora 05:00.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button