Kushtet për hyrje në shtetet fqinje të Maqedonisë së Veriut në kohën e COVID-19

Kriza e COVID-19 ka shkaktuar kaos në kufijtë e vendeve evropiane, përfshirë këtu edhe shteteve ballkanike. Nëse keni në plan të udhëtoni në këtë periudhë, shumica e shteteve japin rekomandime që udhëtimin ta anuloni, në rast se nuk keni ndonjë nevojë urgjente. Sezoni turistik vetëm se ka filluar, disa shtete kanë nisur t’i joshin turistët me hapjen e kufijve, njofton Portalb.mk.

Në shkrimin e kaluar kemi shkruar për të gjitha shtetet e BE-së dhe Ballkanit në lidhje me atë se si është politika shtetërore për pranimin e udhëtarëve brenda kufijve të tyre. Atë që duhet ta dii përpara se të merrni rrugën është që se lajmet për hapjen e kufijve vazhdimisht përditësohen dhe përpara se të vendosin për të udhëtuar në një vend të caktuar, fillimisht shihni nëse ka fluturime apo transport për të udhëtuar deri në vendin e caktuar, por dhe shihni kushtet cilat janë për të hyrë në atë shtet ku planifikoni të shkoni.

Në rast se vendosni të shkoni në një shtet të caktuar, gjithsesi vizitoni ueb-faqet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Jashtme, por edhe në ka ndonjë ueb-faqe specifike për pandeminë COVID-19 në atë shtet. Informata zyrtare mund të merrni edhe nga ueb-faqja e BE-së të cilën mund ta gjeni: KËTU.

Sot do t’i veçojmë vetëm shtetet fqinjësore të Maqedonisë së Veriut.

Më poshtë mund t’i gjeni kushtet për të hyrë në shtetet përkatëse.

  • MAQEDONIA E VERIUT

Maqedonia e Veriut vazhdon t’i ketë të mbyllura kufijtë për shtetasit e huaj deri në njoftimin e radhës nga autoritetet përkatëse. Kjo ndalesë nuk vlen për shtetasit e RMV-së të cilët janë jashtë vendit. Nëse të njëjtit vendosin të kthehen në RMV, atëherë të njëjtët do të dërgohen në karantinë shtetërore. Nëse dëshirojnë ta shmangin karantinën shtetërore, duhet që të kenë test PCR negativ në COVID-19, i cili është bërë në 72 orët e fundit prej çastit kur ka hyrë në kufi, në këtë rast të njëjtët do të dërgohen në vetëizolim shtëpiak 14 ditor. Ka mundësi që edhe brenda karantinës shtetërore të bëhet test, por të njëjtin duhet ta paguajë personi i karantinuar, jo shteti. Në rast se nuk bëjnë test, personi është i obliguar të qëndrojë në karantinë pë 14 ditë.

INFORMATA TË DETAJUARA: https://mvr.gov.mk/vest/12065

  • KOSOVA

Nga dita e hënë, në Kosovë u rihapën kufijtë tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se janë rihapur kufijtë në Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinë dhe Dheu i Bardhë. Autoritetet vendosën që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin e koronavirusit – jo më të vjetra se katër ditë – të mos u nënshtrohen procedurave të vetizolimit. Ata që nuk posedojnë testin, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë.

INFORMATA TË DETAJUARA: https://msh.rks-gov.net/45369/ 

  • SHQIPËRIA

Shqipëria ka rihapur të gjithë kufijtë tokësorë dhe ka mundësuar lëvizje të lirë të njerëzve nga 1 qershori, ndonëse aktivitetet masive vazhdojnë të jenë të ndaluara deri më 23 qershor. Me qëllim të rikthimit të turizmit, Shqipëria ka hapur plazhet dhe hotelet po ashtu nga 1 qershori. Personat që hyjnë në Shqipëri nuk kanë asnjë detyrim për test negativ PCR për koronavirus.

INFORMATA TË DETAJUARA: https://new.shendetesia.gov.al/

  • GREQIA

Greqia ka paralajmëruar hapjen e që nga 15 qershori për turistët e 29 vendeve, në mesin e të cilëve është edhe Maqedonia e Veriut. Testimi dhe karantina nuk do të jenë të nevojshme, por do të ketë testim të rastësishëm për ata që e kalojnë kufirin.

INFORMATA TË DETAJUARA: https:/www.mfa.gr/usa/en/the-embassy/neës/coronavirus–ëhat-travelers-should-knoë.html

  • SERBIA

Serbia që nga 21 maji ka vendosur t’i rihapë kufijtë e vendit. Të gjitha kufizimet janë hequr si për shtetasit e saj, ashtu edhe për të huajt. Nëse dëshironi të udhëtoni në Serbi, nuk ashte e nevojshme të keni një test PCR negativ për KOVID-19. Qeveria gjithashtu e hoqi masën e karantimit.

  • BULLGARIA

Bullgaria ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Bullgarisë prej më 1 qershor. Nga ndalesa përjashtohen shtetasit bullgarë, shtetas të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Zonës Shengen, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedoninë së Veriut. Kalimi transit lejohet vetëm në rastet kur garantohet largimi i menjëhershëm nga Republika e Bullgarisë. Nëse personi ka për qëllim banimin në Bullgari, atëherë i njëjti detyrohet që të shkojë në karantinë prej 14 ditëve.

INFORMATA TË DETAJUARA: http://www.mh.government.bg/bg/novini/aktualno/zdravniyat-ministr-izdade-zapoved-za-vlizaneto-na-/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button