Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës në shërbim të interesit të shtetit të tyre

Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin.

Përmes një postimi në Twitter, Rama kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.

”U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.”

Ndërkohë, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Avdullah Hotin, duke i uruar zgjedhjen e Qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button