Portalb brenda Klinikës Infektive në Shkup, aty ku zhvillohet lufta me virusin korona deri në frymën e fundit

Mes mureve të Klinikës për Sëmundje Infektive është qetë. Vendi është i ndriçuar mirë, hapësirat janë të dezinfektuara dhe të pastra, nuk ka asnjë zhurmë.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Në pamje të parë, njeriu nuk do të thoshte se ashtu duket fronti i luftës kundër armikut të padukshëm i cili e përuli botën dhe tërësisht e ndërroi mënyrën e jetesës – koronavirusi i ri. Kjo është luftë me plotë kuptimin e fjalës deri në frymën e fundit.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Në qendrën e ndodhive, përveç Spitalit të Qytetit “8 Shtatori”, gjendet mu Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup. Atje, në radhët e para janë mjekët, infermieret dhe pacientët, qëndrojnë krahë për krahë, dhe e inkurajojnë njëri tjetrit, që të mbledhin forcë dhe bashkë ta fitojnë virusin.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Sot e kemi vizituar Klinikën që të dëshmojmë për luftën e këtyre njerëzve. Në repartin ku fillimisht kemi hyrë ishin pacientët me “fotografi stabile klinike” ose thënë thjeshtë, bashkëqytetarët të cilët po e mundin sëmundjen dhe së shumica e tyre do të kthehet te të afërmit e tyre. Pjesa më e madhe e tyre i numëronin ditët deri në shpalljen e fitores.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Por, kishte edhe prej tyre që ishin në gjendje kritike. Lufta më e madhe bëhej për shpëtimin e jetës së tyre. Atje ku kishte nevojë që të intervenohet, pjesa më e madhe e personelit kujdesej për çdo detal.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Në një moment, kur një pacientit i cili ishte në makinë për oksigjen duhej që t’i ndërrohen bombolat me oksigjen, dukej sikur tërë personeli ishte pranë tij. Njëri ia mbante dorën, ndërkaq dy të tjerë ngadalë i ndihmonin ta ndërrojë pozicionin. Edhe dy të tjerë përpiqeshin t’i vendosin bombole të re për ajër derisa një pjesë e kolegëve të tyre e ndiqte gjendjen e funksioneve të tij vitale. Pasi që e ndërruan bombolën, bashkë vazhduan më tej, te pacientët tjerë në dhomat tjera të spitalit.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Të punësuarit në Klinikë, bashkë me drejtoreshën, kujdeseshin edhe për sigurinë tonë derisa ishim dëshmitarë të punës së tyre. Nuk ishte e lehtë që të qëndrohej në periudhë më të gjatë me tërë pajisjet mbrojtëse, të cilat i mbanin personeli mjekësor.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infe`ktive, foto: Arbnora Mehmeti

Të veshur me skafanderë, maska, dy palë doreza, pas një kohe të caktuar trupi nuk mundej të funksionojë lehtë. Bëhet nxehtë brenda atyre streseve, rëndohet frymëmarrja nga maska, ndërkaq syzet tërë kohën avullohen. Pas një periudhe të caktuar thjeshtë nuk mundesha  më të fotografoj, derisa afër meje njerëzit e kujdesit intensiv, të cilët me orë të tëra i mbanin rrobat, funksiononin në mënyrë normale.

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske
Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Edhe përskaj qasjes joserioze të qytetarëve, edhe përskaj shumë viktimave të cilët e kanë humbur luftën përpara syve të tyre, këto njerëz vazhdojnë të luftojmë duke e rrezikuar jetën e tyre që të shpëtojnë jetë tjera.

Tekst dhe foto: Arbnora Mehmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button