RMV, prej sot është ndërprerë transporti falas për pensionistët

Ndërmarrja Publike e Qarkullimit e Qytetit të Shkupit, ka informuar se transporti me autobus falas për pensionistët të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, i cili u vendos javën e kaluar, është shfuqizuar nga sot, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve rinj me Kovid-19, njofton Portalb.mk.

“Ju informojmë se nga nesër, e martë (02.06.2020) nuk do të vlejë shfrytëzimi i transportit publik falas për personat e moshuar (gra mbi 62 vjeç, burra mbi 63 vjeç) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielen. NPQ apelon për shfrytëzim racional të transportit dhe të mbajtjen e patjetërsueshme të pajisjeve mbrojtëse, në pajtueshmëri me mbrojtjen nga COVID-19”, kanë në komunikatën e djeshme nga NPQ Shkupi.

Qytetarët që përdorin transportin publik duhet patjetër të mbajnë maska ​​mbrojtëse, ndërsa autobusët rregullisht duhet të dezinfektohen.

Transportuesit gjithashtu duhet të marrin parasysh numrin e udhëtarëve që do të transportohen, ndërsa shfrytëzimi maksimal, sipas dekretit të qeverisë, është deri 50 për qind të kapacitetit të automjeteve.

Autobusët e NQP Shkup ”funksionojnë gjatë gjithë ditës pa afat kohor, sipas orarit të së shtunës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button