Si ndikon liria e individit dhe ndërtimi i parimeve të pavarura në luftën kundër racizmit?

Brenda shtyllave kryesore  të edukimit primar dhe sekondar ekzistojnë elemente që paraqesin edukim jo të mirëfilltë tek individi. Këto elemente janë pikërisht: konformizmi dhe konteksti kulturor, social dhe politik në të cilën funksionon familja si institucion bazë i individit. Në komunikimin ndërkulturor identiteti  personal dhe ai kulturor paraqet urë  lidhëse ndërmjet kulturave.Por kur veçoritë  dhe identitetet personale të  individëve vështirësohen, dhe frustrohen me përkufizime të  rrezikshme ndaj proceseve të formimit individual nga  njerëz të tjerë, normalisht që shkaktojnë çrregullime psiko-sociale të individëve. Pra ne si njerëz jemi tejet të rrezikuar që të mos jetojmë të lirshëm, të formojmë mendësinë tonë të shëndoshë.

Pra frustrimi  jonë dhe mungesa e lirive personale  dëmtojnë kolektivitetin shoqëror  I cili është po aq kompleks dhe  diversiv. Është  tejet e pakonceptueshme që të identifikohesh  lirshëm në një dimension  si i veçantë, kur vazhdimisht ka njerëz që mundohen të të shkatërrojnë, ulin dhe nënçmojnë imazhin tënd unik kur  ti je në përpjekje  për  tu identifikuar dhe për ta ndërtuar me përpjekje maksimale. Kjo bëhet edhe më  tmerruese kur pikërisht  fizionominë  dhe strukturën e pamjes së jashtme të cilën nuk e përzgjedhim vetë, e stigmatizojnë njerëz  të dështuar në jetën e tyre ,e suprem të cilët nuk janë mësuar që të njohin më tepër sesa egocentrizmin e tyre. Si shoqëri kemi vështirësi të kuptojmë dhe madje të edukojmë të tjerët nën  idenë se, megjithëse jemi të gjithë të ndryshëm, të gjithë duhet të jemi trajtuar njësoj. Fatkeqësisht racizmi sot  është i  pranishëm  në vendin e punës, në arsim, në shëndetësi  në gjykata, në media dhe në internet madje edhe në rrugë. 

  Motivet e racizmit , për ta urryer tjetrin ushqehen nga pakënaqësia e jetës tonë, paragjykimet, stereotipet, mënyra se si ne rritemi nga familja e shoqëria, privimi i lirive dhe mungesa e lirisë së vendimmarrjes ,mungesa e lirisë për  ti bërë gjërat ashtu siç ne dëshirojmë, si dhe mungesa e vetrëalizimit. Motivet e shpërfaqura në ballafaqim me tjetrin  na bëjnë  neve edhe më urryes, duke ndërtuar një sistem vlerash egocentrist  dhe duke e përgjithësuar atë  në mendimin se gjithkush duhet ta ndjek shembullin e njëjtë. Sot disa njerëz urrejnë  sukseset e  të tjerëve, veshjen, jetën, mënyrën e ndërtimit të raporteve me njerëz të tjerë, paragjykojnë pozitën e punës, përpjekjet, mbështetjen  që e hasin njerëzit nga të tjerët .Pra me një fjale urrejnë njeriun dhe çdo progres që sot ai bën. Madje, madje brutaliteti arrihet deri në shkallën më të lartë kur personi tjetër i pengon edhe mënyra se si  frymon tjetri në mënyrën e tij unike.

Ngjarjet e fundit në Amerikë aty ku llogaritet djepi I demokracisë dhe të drejtave dhe lirive  të njeriut na kanë tronditur të gjithëve. Për ne si  shoqëri e vogël , që orientohet drejtë  familjeve të mëdha  ato skena brutaliteti shtetëror natyrisht që na bëjnë të mendojmë për një botë shumë të padrejtë, por problemi thellohet atëherë kur kërcënime të tilla, sa vijnë e shtohen në nivel global,  dhe për këto dukuri mbajnë përgjegjësi institucionet gjegjëse. Tmerrin që po shohim dhe që kemi parë  gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaftë shqetësues sa që ka çrregulluar poret e jetës sonë.  Andaj sot, në këtë ditë të veçantë të fëmijëve    1 Qershorin e dashur, ju bëj thirrje të gjithë prindërve   që kanë në dorë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve të tyre të mos i edukojnë  dhe mos u japin fëmijëve të tyre dallime mes nesh, për shkak të racës, përkatësisë  etnike ose kombësisë, sepse po ndërtohen individë të padenjë . Mos  ju impononi gjërat, profesionin, jetën sepse tek e fundit askujt nuk i nevojitet një profesionist i mire nesër nëse nuk është së pari njeri I mirë. Nuk është mburrje të kesh apo të mos kesh fëmijë, arritje është ta edukosh atë që ta kuptojë diferencën. Përveç të tjerash, mësojini ata të jenë të lirë dhe të lumtur pa mos e dëmtuar tjetrin sepse mungesa e lirive individuale, nesër shkakton frikëra, frustrime  dhe kërcënime ndaj tjetrit por edhe ndaj shoqërisë. Kjo nuk është shoqëria që ne duam. Të gjithë së bashku mundemi ti luftojmë dukuritë e racizmit, ksenofobisë dhe  efektet negative   që krijojnë këto  botëkuptime që mbartin   cilësinë  e jetës së miliona njerëzve në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button