Mançevski dhe Zabërçanec në vetizolim për shkak se kishin pasur kontakte me Zeqirin

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec janë në izolim shtëpiak për shkak se kanë pasur kontakt me nënkryetarin e LSDM-së Muuhamed Zekiri, transmeton Portalb.mk.

Mançevski dhe Zabërçanec në profilet e tyre në Facebook informuan se me rekomandim të epidemiologëve do të jenë në vetizolim.

“Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim. Në takim ishin zbatuar protokolle shëndetësore, por megjithatë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë më të rëndësishme dhe duhet t’i respektojmë. Mukit dhe familjes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë të tjerëve Ju dëshiroj shëndet të mirë”, shkroi ministri Mançevski.

Edhe Zabërçanec informoi se është në vetizolim shtëpiak për shkak të asaj se të enjten pasdite kishte qenë në mbledhje me Zekirin. Në takim, siç shkruan, ishin zbatuar rekomandimet për distancë fizike, bartja e maskës dhe përdorimi i mjetit për dezinfektim para dhe pas takimit.

“Gjithsesi, për shkak të shmangies të rrezikut edhe më të vogël, do ta zbatoj vetizolimin e rekomanduar. Nuk kam kurrfarë simptoma, ndërsa do të testohem gjatë javës. Muhamedit dhe familjes së tij iu dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë t’i respektojmë masat dhe rekomandimet e epidemiologëve dhe në këtë mënyrë të mbrojmë vetveten dhe të gjithë rreth nesh”, shkroi Zabërçanec në Fejsbuk.

Nënkryetari i LSDM-s, Muhamed Zekiri  informoi dje se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe, kanë rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button