Edhe 30 ditë paraburgim për gazetarin Kezharovski

Këshilli penal i gjykatës so vendosi t’ia vazhdojë paraburgimin gazetarit Tomisllav Kezharovski? edhe për 30 ditë, për shkak të, rrezikut nga ikja. Sot në mëngjes Këshilli diskutoi dhe vendosi për paraburgimet pas dje prokuroria ngriti padi për rastin “Likuidimi”. 

Gazetari Kezharovski tashmë tre ditë bën grevë urie në burgun e Shutkës në shenjë proteste për shkak të mbajtjes së tij në paraburgim. Edhe pse hetimi përfundoi, ai tashmë tre muaj është prapa grilave. Familja e tij ofroi edhe pronë të patundshme si garanci, por më kot, sepse gjykata nuk e pranoi.

Në ndërkohë vazhdon përkrahja e organizatave të ndryshme për gazetarin e arrestuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button