RMV, Qeveria ndryshoi rregullat për karantinën shtetërore
Në Seancën e Qeverisë së RMV-së, sot ndryshoi edhe rregulla e karantinës shtetërore, ashtu që qytetari i cili futet në vend mund të mos mban karantinën shtetërore, nëse në 72 orët e fundit ka bë testin PCR në vendin prej ku vjen, transmeton Portalb.mk.
“Derisa personat që futen në terrorin e RMV-së e paraqesin PCR testin për virusin korona Kovid-19 të realizuar në 72 orët e fundit para hyrjes në territorin e RMV-së, në vend të karantinës shtetërore të detyruar, do të mbajnë vetizolim shtëpiak”, njoftojnë nga Qeveria.
Përndryshe, kjo vlen për udhëtarët që vijnë me transport të organizuar, pasi kufijtë e vendit akoma nuk janë hapur. Ministri Filipçe paralajmëroi se në mesin e qershorit planifikohet hapja e kufijve.
Qeveria e RMV-së më herët ka larguar edhe izolimin në shtëpi, si masë pas karantinës shtetërore.
Fillimisht karantina në Maqedoninë e Veriut ishte dyjavore në objektet e përcaktuara nga shteti, që kryesisht ishin hotele. Përveç 14 ditëve të karantinës shtetërore, qytetari i njëjtë duhej t’i nënshtrohej edhe karantinës shtëpiake dyjavore.