RMV, 1 person ka ndërruar jetë nga virusi korona, 40 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 40 raste të reja me virusin korona, ndërkaq 1 person ka ndërruar jetë dhe 11 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar ka arritur në 1.898, 111 kanë ndërruar jetë, 1.378 janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 409, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një 56 vjeçar nga Prilepi, i cili ka qenë i hospitalizuar më 12 maj.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup –  2
  • Shtip – 1
  • Prilep – 4
  • Veles – 2
  • Koçan – 2

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 24
  • Kumanovë – 1
  • Prilep – 1
  • Tetovë – 10
  • Veles – 1
  • Manastir – 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve

  • Shkup – 673, aktive 169
  • Kumanovë – 419, aktive 23
  • Dibër – 51, aktive 0
  • Shtip – 38, aktive 3
  • Prilep –204, aktive 55
  • Tetovë – 161, aktive 73
  • Strugë – 71, aktive 5
  • Veles – 127, aktive 52
  • Manastir –28, aktive 9
  • Ohër – 21, aktive 6
  • Kavadar – 5, aktive 0
  • Gostivar –21, aktive 4
  • Gjevgjeli – 4, aktive 0
  • Strumicë – 3, aktive 1
  • Kriva Pallankë – 6, aktive 1
  • Radovish – 4, aktive 0
  • Krushevë – 3, aktive 0
  • Koçan – 31, aktive 1
  • Probishtip – 2, aktive 0
  • Kërçovë – 2, aktive 0
  • Negotinë -9, aktive 2
  • Demir Hisar – 1, aktive 0
  • Makedonski Brod – 2, aktive 0
  • Pehçevë – 3, aktive 1
  • Dellçevë – 1, aktive 0
  • Vallandovë – 1, aktive 0
  • Vinicë – 3, aktive 1
  • Kratovë – 2, aktive 1
  • Berovë – 1, aktive 1
  • Sveti Nikole – 1, aktive 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 549 teste. Numri i i përgjithshëm i testeve të bëra prej fillimit të pandemisë është 23.316.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button