RMV, 52 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, 39 prej tyre janë arrestuar

Në nivel vendi gjatë natës së kaluar 52 persona e kanë shkelur orën policore, me ç’rast 39 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ngiten procedura përkatëse.

Masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtës dje e kanë shkelur 33 persona, njofton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunikuan sot nga MPB 34 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 16 të tjerë kanë nënshkruar vendime për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për për izolim dhe vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button