Vazhdon ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Çellopek
Premtim: Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Çellopek
[Burimi : Prioritet e kryetarit të Komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti; data: 18.01.2018]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti, për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Çollopek, dhënë në fillim të mandatit të tij, është “duke u realizuar”. Këtë premtim Pajaziti e ka dhënë menjëherë pas zgjedhjeve në intervistë për Portalb, ku fliste për projektet e Komunës të cilët duhet të realizohen gjatë mandatit të ri, shkruan Vërtetëmatës.
Përfundimi i projektit të kanalizimit dhe në lagjen e vjetër të fshatit Çellopek u premtua edhe në programin e mëparshëm të Pajazit. Ky projekt duhej të përfundojë deri në vitin 2014, ndërsa për ndërtimin e tij u planifikuar 40 milion denarë. Nga Komuna atëherë deklaruan se projekti i kanalizimit është 80 përqind i përfunduar dhe pjesa dërmuese e amvisërive janë lidhur me sistemin e ri të kanalizimit dhe njoftuan se ndërtimi do të vazhdojë si projekt me prioritet në mandatin e dytë.
Ndërtimi i pjesës së mbetur të kanalizimit fekal në fshatin Çellopek filloi para krizës me pandeminë Kovid-19, por u ndërpre për shkak të situatës së krijuar.
Në fillim të këtij muaji punët ndërtuese vazhduar. Më saktë, me 5 maj kryetarit Pajaziti në Facebook-un e tij publikoi:
Vazhdon ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Çellopek.
Ndërmarrja komunale edhe përkrah aktivitetit për pastrim dhe dezinfektim të rrugëve lokale dhe rrugicave si rezultat i pandemisë së Kovid-19, vazhdoi ndërtimin e kanalizimit fekal…
Gjatësia e këtij rrejti është rreth 1.500 metra.
Vazhdojmë së bashku aty ku ndaluam para pandemisë.
Fotografitë e aktiviteteve rreth ndërtimi të kanalizimit fekal janë publikuar në profilin zyrat të kryetarit.
Duke pasur parasysh argumentin e dhënë, këtë premtim të Pajazitit sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, e vlerësojmë si “duke u realizuar”
BURIME:
- Официјална Фејсбук страница на градоначалникот на Општина Брвеница Енвер Пајазити (05.05.2020) [Проверено на 14.05.2020]
- Порталб.мк (18.01.2018): Овие се приоритетните ветувања на Енвер Пајазити [Проверено на 14.05.2020]
Vlerësoi: Drilon Saliu