Vazhdon ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Çellopek

Premtim: Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Çellopek 

[Burimi : Prioritet e kryetarit të Komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti; data: 18.01.2018]

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Bervenicës, Enver Pajaziti, për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Çollopek, dhënë në fillim të mandatit të tij, është “duke u realizuar”. Këtë premtim Pajaziti e ka dhënë menjëherë pas zgjedhjeve në intervistë për Portalb, ku fliste për projektet e Komunës të cilët duhet të realizohen gjatë mandatit të ri, shkruan Vërtetëmatës.

Përfundimi i projektit të kanalizimit dhe në lagjen e vjetër të fshatit Çellopek u premtua edhe në programin e mëparshëm të Pajazit. Ky projekt duhej të përfundojë deri në vitin 2014, ndërsa për ndërtimin e tij u planifikuar 40 milion denarë. Nga Komuna atëherë deklaruan se projekti i kanalizimit është 80 përqind i përfunduar dhe pjesa dërmuese e amvisërive janë lidhur me sistemin e ri të kanalizimit dhe njoftuan se ndërtimi do të vazhdojë si projekt me prioritet në mandatin e dytë.

Ndërtimi i pjesës së mbetur të kanalizimit fekal në fshatin Çellopek filloi para krizës me pandeminë Kovid-19, por u ndërpre për shkak të situatës së krijuar.

Në fillim të këtij muaji punët ndërtuese vazhduar. Më saktë, me 5 maj kryetarit Pajaziti në Facebook-un e tij publikoi:

Vazhdon ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Çellopek.

Ndërmarrja komunale edhe përkrah aktivitetit për pastrim dhe dezinfektim të rrugëve lokale dhe rrugicave si rezultat i pandemisë së Kovid-19, vazhdoi ndërtimin e kanalizimit fekal…

Gjatësia e këtij rrejti është rreth 1.500 metra. 

Vazhdojmë së bashku aty ku ndaluam para pandemisë. 

Fotografitë e aktiviteteve rreth ndërtimi të kanalizimit fekal janë publikuar në profilin zyrat të kryetarit.

Duke pasur parasysh argumentin e dhënë, këtë premtim të Pajazitit sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, e vlerësojmë si “duke u realizuar” 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button