RMV, MPB paralajmëroi për mashtrim të ri me kriptovalutë të rrejshme

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në kuadër të MPB të Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar për një mashtrim të ri me kriptovalutë.

Mashtruesit, përmes rrjeteve sociale apo postës elektronike, u dërgojnë përdoruesve në vend linqe të cilat çojnë në ueb faqe të rrejshme, në të cilën premtohet përfitimi i lehtë me blerjen e “kriptovalutës së re digjitale” në Kinë, njofton Portalb.mk.

Me klikimin e linkut  https://hiphop2610.myshopify.com/blogs/news/china-s-bank-says-it-has-completed-top-level-design-of-digital-currency fbclid=IwAR3BZ8svkOdWa7_QkTV6Yf2AyyScQjTBuZqK8sdKB2sAe8FgG5vMWttmYKg hapet artikull që pretendohet që është i “Forbs” dhe më pas ku do që të klinoni, do të orientoheni drejt ueb faqes https://yuan-payments.com/ e cila mbahet në Ukrainë.

Kur të regjistroheni në faqen dhe do të leni informatat personale, pas disa minutave persona të panjohur do t’ju paraqiten në telefon që t’ju bindin se duhet sa më shpejtë të jetë e mundur të investohet në kriptovalutën e re digjitale, pasi çmimi rritet çdo moment.

Sipas Sektorit për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale, ueb faqja e rrejshme është regjistruar nga ana e një shtetasi rus.

“Tekstet dhe artikujt në faqen e internetit janë bindëse, ndërsa me qëllim që qytetarët të besojnë në besueshmërinë e tyre dhe e kanë përpunuar mirë procedurës. Shuma fillestare të cilën e kërkojnë për investim është 250 dollarë amerikan, por në komunikim të mëtutjeshëm tentojnë të ofrojnë edhe shumë më të mëdha”, paralajmëruan nga MPB.

Ata u kanë apeluar qytetarëve dhe subjekteve juridike që të mos hapin linqe të dyshimta dhe dokumente në formën e mesazhit, të cilat nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur për to dhe të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button