Spasovski: Data për zgjedhje e determinuar me Dekretin me fuqi ligjore për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar sonte se, data për mbajtjen e zgjedhjeve është determinuar që me sjelljen e Dekretit me fuqi ligjore për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, kjo do të thotë se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë afatet zgjedhore, njofton Portalb.mk.

“Nuk bëhet fjalë për dëshira apo për kundërshtimin e zgjedhjeve pasi ne kemi gjendje e cila është e determinuar, e paraparë me Kushtetutën dhe ligjet. Ju e dini se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë përcaktuar, si rezultat gjithashtu në një takim të tillë liderësh, në të cilat vendosën partitë parlamentare se është mirë të mbahen zgjedhje parlamentare më 12 prill 2020, ndërsa ishte diku në muajin tetor dhe atëherë u pajtuan se duhet të mbahen ato zgjedhje pikërisht më 12 prill”, theksoi Spasovski.

Spasovski në intervistën e tij për TV Klan, theksoi se pandemia me Kovid-19 e cila është krizë shëndetësore botërore, kërkon prej të gjithëve përgjegjësi serioze gjatë sjelljes së çfarëdo vendimi para së gjithash, siç tha, pasi ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, duhet të respektohet edhe Dekreti i Qeverisë i cili është me fuqi ligjore që e përcakton mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndëkohë, liderët partiak sot kanë realizuar takim te presidenti, Stevo Pendarovski, por edhe pas më shumë se 3 orëve bisedime, krerët e partive politike në vend, nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button