MPB ua vazhdoi lejet dhe vizat për qëndrim të huajve deri më 31 gusht

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për të huajt gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe për periudhën pas ndalimit të gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.

“Dispozita e theksuar paraqet plotësim të dekretit me fuqi të ligjit të miratuar më 20 mars dhe me të njëjtën vazhdohet periudha e qëndrimit të të huajve të cilëve gjatë kohës së pandemisë u ka skaduar leja për qëndrim afatshkurtër ose viza për qëndrim afatshkurtër. Periudha e qëndrimit vazhdon, si gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, deri më 31 gusht 2020. Gjithashtu, vazhdohet edhe afati i lejeve për qëndrim të përkohshëm dhe të lejeve për qëndrim të përhershëm. Edhe në këtë rast”, thonë nga MPB.

Duke e pasur parasysh se në muajt e ardhshëm pritet normalizimi gradual i gjendjes, hapja e pikave kufitare dhe kthimi në funksion i të gjitha llojeve të komunikacionit rrugor, nga MPB thonë se të huajt duhet që ta ndjekin zhvillimin e situatës dhe nëse krijohen kushtet për udhëtim në këtë periudhë, të veprojnë sipas procedurave për rregullimin e qëndrimit, në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button