RMV, 77 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 58 janë arrestuar

Në nivel të gjithë shtetit gjatë 24 orëve të kaluara 77 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 58 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa adekuate, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur sot MPB-ja, sa i përket masës për mosbartjen e mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 37 shkelje.

Për 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 11 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 27 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga ana e nëpunësve të policisë, theksohet, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button