Dy pacientë nga Tetova dhe një nga Velesi ndërruan jetë nga KOVID-19, 30 raste të reja
Në 24 orët e fundit janë bërë 426 teste për KOVID-19 dhe prej tyre 30 kanë rezultuar pozitiv, 26 pacientë janë shëruar, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3 persona, njofton Portalb.mk.
Janë zhvilluar po ashtu 184 teste skrinningu dhe nuk ka rezultuar asnjë pozitiv.
Në Klinikën Infektive të Shkupit kanë ndërruar jetë 3 persona, edhe atë dy qytetar nga Tetova (57-vjeçar dhe 78-vjeçar) dhe një 58-vjeçar nga Velesi dhe
Rastet e reja në 24 orët e fundit:
- Shkup 11
- Kumanovë 2
- Shtip 1
- Prilep 3
- Tetovë 6
- Veles 5
- Manastir 1
- Ohër 1
Rastet e shëruara në 24 orët e fundit:
- Shkup 1
- Kumanovë 14
- Prilep 4
- Tetovë 3
- Veles 4
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk publikoi se 91 për qind e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të infektuar me Kovid-19 tani janë shëruar tërësisht.
“U jap nderime për guximin dhe përkushtimin. Të gjithë të tjerëve u dëshirojë shërim të shpejtë”, shton Filipçe në publikim.
Në një publikim tjetër, thotë ai se edhe deri në fund të javës që vijon do të finalizohet mënyra e lëvizjes së qytetarëve dhe kalimi i kufijve me Greqinë fqinje.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/