Qeveria propozon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar konkluzë me të cilën propozon që presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë, njofton Portalb.mk.
Në kumtesën e Qeverisë, thuhet se argumentet për propozimin e këtillë do të përfshihen në raport që të ndërmerren aktivitete nga institucionet shtetërore.
Ndryshe,sot Këshilli i Sigurimit do të diskutojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi të shtunën mbaron. Presidenti dy herë me radhë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë KOVID-19.