RMV, Vazhdohet afati i dokumenteve të udhëtimit dhe patent shoferëve deri më 31 korrik

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se, do të vazhdohet afati i vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit dhe patent shoferëve, të cilat kanë skaduar në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ato do të vlejnë deri më 31 korrik të vitit 2020, njofton Portalb.mk.

Nga MPB kanë bërë të ditur se, në seancën e 51-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në propozim të MPB-së janë miratuar dekrete me fuqi ligjore për dokumentet e udhëtimit dhe për patent shoferët të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilat vazhdohet afati i këtyre dokumenteve personale deri më 31 korrik të vitit 2020.

“Kjo do të thotë se këta qytetarë nuk kanë nevojë të nxjerrin dokumente të reja të udhëtimit dhe patent shoferë deri në këtë datë, por nëse megjithatë dëshirojnë të nxjerrin dokumente të reja, në dispozicion çdo ditë pune janë shërbimet e MPB-së”, sqarohet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button