RMV, Janë arrestuar 37 persona për mosrespektim të ndalesës për lëvizje

Gjithsej 42 persona në nivel ë tërë shtetit gjatë 24 orëve të fundit nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 37 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masa adekuate, njofton Portalb.mk.

Siç informoi sot MPB, janë evidentuar 25 persona që e shkelën masën për mbajtje të obligueshme të pajisjes mbrojtëse, do të thotë maskave mbrojtëse.

Për 24 orët e fundit në territorin e RMV-së, rreth 50 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 19 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim.

Nëpunësit policorë kryen kontrolle tek personat në izolim dhe vetëizolim, por nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e respektuan masën për izolim dhe vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button