KOVID-19 në RMV, 3 viktima dhe 20 raste të reja me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 viktima dhe 20 raste të reja me virusin korona, 24 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.694, 95 të vdekur, 1.229 të shëruar, ndërkaq 370 raste janë aktive, njofton Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit , janë kryer 309 testime, dhe janë konfirmuar 20 raste të reja me virusin korona:

  • Shkup – 10
  • Prilep – 5
  • Tetovë – 4
  • Veles – 1

3 persona ndërruan jetë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 59 vjeçar nga Prilepi, i hospitalizuar me 7 maj. Në spitalin e Velesit ndërroi jetë një paciente 76-vjeçare nga Velesi, e hospitalizuar me 6 maj dhe një paciente 68-vjeçare nga Tetova ndërroi jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, referuar- drejtuar nga Spitali Klinik në Tetovë.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 24 pacientë të shëruar.

– Shkup 12
– Prilep 7
– Tetovë 3
– Kavadarci 1
– Pehçevë 1

Deri më tani në vend në total janë kryer 19.739 teste të COVID -19 .

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button