Rasti “Zhvatja”, Gjykata pranoi aktakuzën, deputetja Remenski së shpejti do të ulet në bankën e të akuzuarv

Deputetja Frosina Remenski së shpejti do të ulet në bankën e të akuzuarve, së bashku me Boki 13 dhe të akuzuarit e tjerë ë “Lidhjen Ndërkombëtare”, pasi gjykata ka pranuar në tërësi aktakuzën, njofton Portalb.mk.

“Këshilli për vlerësim të aktakuzës të Gjykatës Themelore Penale Shkup, i cili vepron në vlerësimin e akuzës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër personit juridik Lidhja Ndërkombëtare dhe 5 persona të tjerë fizik për veprat penale “Mashtrim” dhe “Larje parash”, pas mbajtjes së seancës publike si dhe shqyrtimit të fakteve dhe dëshmive në aktin, ka sjellë vendim me të cilin akt akuza miratohet në tërësi”, kanë informuar nga Gjykata Penale.

Lënda do t’i përcaktohet një gjykatësi nga Sektori për Krim të Organizuar, ndërsa më pas do të caktohet edhe data për seancë.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski, ndërsa të akuzuar janë edhe babai i tij, Mile Jovanovski, Jasna Mandikq, Hristina Bllazhevska dhe deputetja Frosina Remenski.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në fillim të këtij viti, dorëzoi akuzë kundër rastit “Reket 2”, gjegjësisht për hetimin lidhur me “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13 (Bojan Jovanovski).

Sipas Prokurorisë, Remenski e ka shfrytëzuar autoritetin e saj dhe ka shkuar bashkë me Jovanovskin në takim me biznesmenët e dëmtuar, duke i dhënë këshilla dhe udhëzime që të dëmtuarin të përfitojnë besim në projektin eventual dhe paraprakisht të paguajnë vlerë të caktuar të parave dhe t’i nënshkruajnë marrëveshjen.

Deputetja Remenski e cila është e akuzuar për ndihmë, ishte kryetare nderi e “Lidhjes Ndërkombëtare”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button