Filipçe: Nuk do të shkurtohet ora policore

Tani për tani nuk ka rekomandim strikt në Qeveri për shkurtim të orës policore, por nuk përjashtohet mundësia që në periudhën që vijon të flitet edhe për këtë, duke pasur parasysh që rekomandohet lehtësim gradual i masave dhe më shumë kompani do të fillojnë të kthehen në punë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media, njofton Portalb.mk.

“Ora policore ishte një ndër faktorët që të ulim transmisionin e virusit, pasi kur ka orë policore, më mirë zbatohet kontrolli. Do të thotë në këtë moment, nuk mendojmë për shkurtim të orës policore, por mund të ketë nevojë për këtë në periudhën vijuese, veçanërisht për shkak se operatorët ekonomik gradualisht do të kthehen në funksion. E ndjekim situatën dhe në mënyrë adekuate do t’i propozojmë Qeverisë, por tani për tani nuk mendohet për atë”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button