RMV, U sulmua me thikë derisa po mbante koncert humanitar online

Një koncert humanitar i mbajtur për të mbështetur një fëmijë me autizëm, përfundoi me sulm fizik ndaj muzikantit 29 vjeçar nga Manastiri, transmeton Portalb.mk.

Koncerti u ndërpre, pasi një fqinj i tij e sulmoi me thikë Pece Petrovski, duke shkaktuar përgjakje, por jo edhe problem serioze. Ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën urgjente në Spitalin e Manastirit.

Petrovski e ka paditur në polici sulmuesin Bojan.

Koncerti ishte organizuar për të ndihmuar fqinjin e vogël Luka, i cili ishte me autizëm.

Ai sqaroi se Bojani, sulmuesi gjatë koncertit ka filluar të gjuan me gurë në drejtim të dritareve të tij. Pastaj ka ardhur në derën e shtëpisë së tij për t’u ankuar se nuk mund të flejë. Në atë moment është kryer akti

“Në një moment, ai nxori thikën dhe më preu krahun, pas së cilës tentoi përsëri, por kolegu Darko e ndërpreu”, deklaroi Pece.

Pece vlerëson se muzika e tij nuk ka qenë e lartë, por edhe nëse ka penguar, është dashur ta paraqesin në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button