Çulev reagoi pasi Oliver Spasovski kërkoi dorëheqje
Naqe Çulev, ministri i punë të brendshme nga Maqedonia e Veriut ka reaguar ndaj kryeministrit Oliver Spsasovki në lidhje me kërkesën e tij për dorëheqje pas ngjarjeve në Strugë, transmeton Portalb.mk.
“Qasja ime profesionale në punë dhe kultura ime personale nuk më lejojnë të komentoj deklaratat politike, sepse ato shpeshherë janë pasqyrim i një frike, amatorizëm, injorancë e situatës dhe kulturë e ulët politike. Vërtet është kështu, veçanërisht në deklaratën e Oliver Spasovskit në të cilën ai kërkon njëlloj përgjegjësia nga ana ime”, deklaroi Çulev.
Ai vlerëson se përgjegjësin kryesore në këtë ngjarje e ka Sektori për siguri publike, të cilët janë njerëz që Spasovski i ka vendosur.
“Opinioni është dëshmitar se në kohën e Oliver Spasovskit, me të madhe spekulohej se strukturat politike të afërta me të janë në listën e pagave të strukturave kriminale, si dhe fakti që në atë kohë në disa raste kishte arratisje të personave të dënuar për krime të rënda”, deklaroi Çulev.
Ai i kujtoi Spasovskit një varg me problem që i ka shkaktuar derisa ishte ministër në MPB, si skandali me pasaportat, kontratat e punës pa u respektuar përgatitja profesionale e punonjësve, për të cilat thotë se rastet tashmë janë duke u procedurat në Prokurorinë themelore publike.
“Oliver Spasovskit i pengon konstatimi i qytetarëve se në tre muajt e fundit janë kryer më shumë aksione policore se sa në gjithë mandatin e tij në MPB, apo është I frikësuar nga zbatimi joselektiv i ligjeve dhe lufta e pamëshirshme kundër kriminalitetit dhe korrupsionit”, deklaroi Çulev.
Ai kërkoi nga Spasovski të jetë i qetë, sepse premtoi se është person professional dhe nuk i intereson politika.