Shqipëri, rritet në 842 numri i rasteve me COVID-19

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 842, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Që nga fillimi e deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, deri tani janë gjithsej 9.806 teste të kryera, ndërkohë kujtojmë se gjithsej 31 persona në Shqipëri kanë humbur jetën nga COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Aktualisht kanë filluar lehtësimet për disa nga masat kufizuese, ndërsa në vijim të strategjisë së rihapjes graduale prej datës 11 maj dhe 18 maj do të lehtësohen në aktivitetet e tyre një grup tjetër biznesesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button